Agjencia e Mbikëqyrjes Policore thotë se në më pak se një vit, 444 punonjës policie janë gjetur me shkelje nga më të ndryshmet.
Në të gjitha rastet ata janë dërguar për ndjekje penale në prokurori, megjithatë nuk është e qartë se sa prej tyre janë dërguar në gjykatë dhe sa kanë marrë dënime penale.
Agjencia e Mbikëqyrjes thotë se pjesa më e madhe e referimeve janë nga strukturat më të ekspozuara ndaj korrupsionit si vendkalimet kufitare, agjentët antikrim, policia rrugore, etj.
AMP pohon se mes të ndjekurve penalisht ka edhe zyrtarë të lartë policie duke veçuar një drejtues të nivelit të lartë, dy drejtues të nivelit të mesëm dhe 33 drejtues të nivelit të tretë.
Mes tyre përfshihen drejtorë drejtorie, shefa sektorësh dhe zyrtar të tjerë në strukturat vendore dhe qendrore të Policisë së Shtetit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.