
Avokati i Elvis Shkambit, Kujtim Ibra, ka deklaruar se do të kërkojë që klientit të tij t’i kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për shëndetin mendor të vrasësit të gjyqtarit Astrit Kalaja.
Avokati Ibra ka deklaruar në emisionin “Breaking” në Top News, se çështjen e ka marrë për shkak të njohjeve familjare me të.
