“Ajo më tradhtonte nuk pendohem për asgjë”/ Zbardhet dëshmia plotë e shqiptarit që vrau gruan e tij në Athinë

Jil
Jil
1 Min Read

Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik në Greqi vijon të zhvillohet me detaje të reja tronditëse. 40-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten e tij 36-vjeçare para syve të fëmijëve të tyre në Volos, u paraqit këtë të diel në gjykatë.

I pyetur nga gazetarët për motivin e krimit dhe nëse shprehte pendesë, ai nuk dha asnjë përgjigje, duke qëndruar i heshtur me kokën ulur. Brenda ambienteve të gjykatës, ai është përballur me vajzën e tij 18-vjeçare, të cilës sipas raportimeve i ka thënë: “Isha i hutuar, nuk doja ta bëja”, raportojnë mediat greke.

Prokuroria greke ka ngritur ndaj tij akuza për vrasje me dashje. Ndërkohë është urdhëruar nisja e një hetimi social për të përcaktuar kujdestarinë e fëmijëve të mitur të çiftit, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e të afërmve të nënës. Në lidhje me autorin, autoritetet do të hetojnë gjithashtu një shtrim të mëparshëm në spital psikiatrik, i ndodhur në qershor, për të kuptuar rrethanat e daljes së tij.

TAGGED:
Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania