
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në qeli që prej 10 shkurtit, është paraqitur sot në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
Ajo u përfshi në hetimet e SPAK për shkak të dyshimeve për përfshirje në një skemë komplekse të pastrimit të parave, së bashku me Veliajn, ndaj të cilit rëndojnë akuza për korrupsion, pastrim parash, fshehje pasurie dhe futje të sendeve të paligjshme.
Vetë Veliaj ka mohuar çdo akuzë, duke e konsideruar çështjen të motivuar politikisht.