JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksident tragjik në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë, ku për pasojë ka ndërruar jetë një person.

Mësohet se dy automjete janë përplasur kokë më kokë me njëri-tjetrin dhe si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital njëri nga shoferët.
Elbasan/Informacion paraprak

Në rrugën e vjetër “Elbasan-Tiranë”, në fshatin Gracen, automjeti me drejtues shtetasin G. S., 62 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. S., rreth 72 vjeç.

Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi N. S. dhe është dëmtuar shtetasi shtetasi G. B., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin G. S.

Shtetasi G. S. është shoqëruar në Polici, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Scroll to Top