Aksident ajror në Itali

Editor
2 Min Read

Romë- Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Itali, ku një helikopter është rrëzuar mbi fshatin Castel Guelfo në provincën e Parmës. Sipas raportimeve të mediave italiane, si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë tre persona që ndodheshin në bordin e helikopterit.

Mes viktimave raportohet se është edhe Lorenzo Rovagnati, 41 vjeç trashëgimtari i kompanisë së mishit me të njëjtin emër. Avioni u rrëzua brenda pronës së kështjellës Castelguelfo, një vilë mesjetare përgjatë Via Emilia, në komunën e Noceto. Kalaja i përket familjes Rovagnati. Në bordin e avionit, përveç pasagjerit nga familja Rovagnati, ishin edhe dy pilotët.

Raportohet se zona ku ka ndodhur aksidenti ishte e mbuluar nga mjegulla e dendur. Ndërkohë Prokuroria Publike e Parmës ka urdhëruar sekuestrimin e kutisë së zezë dhe planet e fluturimit.

Ndër shkaqet e mundshme të aksidentit që po punojnë hetuesit është gabimi i pilotit i shkaktuar nga shikueshmëria e dobët për shkak të mjegullës së dendur ose një defekt mekanik i helikës së bishtit të helikopterit. Zëvendësprokurori i Parmës ndodhet në vendngjarje dhe po koordinon hetimet e karabinierëve. Zjarrfikësit dhe ekipet e kërkim shpëtimit po punojnë për nxjerrjen e trupave të viktimave nga rrënojat e avionit.

Lorenzo Rovagnati e vizitonte vilën në Castelguelfo pothuajse çdo të mërkurë, duke u larguar me helikopter nga shtëpia e tij e vendosur në zonën e Milanos dhe duke u ulur pranë pallatit në provincën e Parmës. Ende nuk është përcaktuar nëse aksidenti ka ndodhur gjatë uljes apo gjatë një manovre tjetër. Agjencia Kombëtare për Sigurinë e Fluturimeve ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al