Aksident i dhimbshëm në rrugë, humb jetën një burrë

Jil
Jil
1 Min Read

Devoll – Aksident tragjik në hyrje të Bilishtit, humb jetën drejtuesi i motorit

Devoll, 31 maj 2025 – Rreth orës 11:10 të paradites, në hyrje të qytetit të Bilishtit, ka ndodhur një aksident i rëndë rrugor mes një motomjeti dhe një automjeti.

Sipas informacioneve paraprake, motomjeti që drejtohej nga shtetasi Besart Kyçyku, 67 vjeç, është përplasur me automjetin e drejtuar nga shtetasi Besim Stena, 25 vjeç. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit, Besarti, ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /noa.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania