JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksident i frikshëm në aksin rrugor Korçë-Maliq

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur të mërkurën në aksin rrugor Korçë-Maliq.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të fshatit Çiflig, ku nga përplasja e dy mjeteve kanë mbetur të plagosura dy gra, të cilat ndodhen në spitalin rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas ekspertëve të qarkullimit rrugor një mjet tip Benz i shërbimit taksi ka qenë duke lëvizur nga Korça në drejtim të Maliqit kur një mjet tjetër i cili ishte i parkuar në anë të rrugës ka kryer manovër të gabuar duke kaluar në aksin tjetër të rrugës nacionale, manovër kjo që ka sjellë edhe përplasjen e të dy mjeteve.

Vetëm një ditë më parë në këtë aks ka mbetur e plagosur rëndë një 53-vjeçare pasi u godit nga një mjet i shërbimit publik.

Scroll to Top