Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shëngjin, tre të plagosur

Editor
1 Min Read

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Për pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një automjet tip Mitsubishi ka tentuar të dalë në rrugë dhe, si pasojë e një parakalimi të gabuar nga një automjet tip Volkswagen Golf, ka ndodhur përplasja e fortë mes dy mjeteve.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit dhe përcaktimin e përgjegjësisë së drejtuesve të mjeteve.

Të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal të Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e dy prej tyre raportohet kritike.

Policia apelon për kujdes të shtuar në qarkullim dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor për të shmangur ngjarje të tilla tragjike.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al