Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ditën e djeshme në autostradën “Milot- Morinë” aksidentoi për vdekje një 57-vjeçar. I riu akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Gjithashtu materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot-Morinë, bënë arrestimin e shtetasin J. S., 24 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ky shtetas, pasditen e djeshme, duke drejtuar automjetin e tij në autostradën “Milot-Morinë”, në territor të bashkisë Mirditë, ka aksidentuar këmbësorin P. B., 57 vjeç, banues në Mirditë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.