
Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Moravë, Berat.
Rreth orës 04:30, shtetasi 29-vjeçar O. C., duke drejtuar automjetin, humbi kontrollin dhe makina doli nga rruga. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit ndërroi jetë në vend, ndërsa pasagjerja, e cila udhëtonte me të, pësoi dëmtime të lehta.
Forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa trupi i viktimës u transportua për në morg dhe pasagjerja mori ndihmën e nevojshme mjekësore.