Aksident i rëndë në Dukat Fushë, përplasen dy automjete. 4 të plagosur, dy në gjendje të rëndë

Jil
Jil
1 Min Read

Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 01:00 në fshatin Dukat Fushë, ku janë përfshirë dy automjete, një Audi dhe një mjet tip Fiat.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur 4 persona, prej të cilëve 2 ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Ambulanca e parë ka mbërritur në vendngjarje duke transportuar me urgjencë të lënduarit drejt spitalit.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se përplasja ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga një prej drejtuesve të automjeteve, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania