Aksident i rëndë në Fushë-Milot/ Tre të plagosur drejt Traumës

Jil
Jil
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Fushë-Milot ditën e sotme. Mësohet se një 58-vjeçar me një automjet tip ‘Hyundai’ është përplasur me automjetin tip ‘Toyota’, i cili drejtohej nga një 48-vjeçare. Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit është dëmtuar shoferja, bashkëshorti i saj dhe vajza e tyre e mitur 8-vjeçe, të cilët janë nisur menjëherë drejt Spitalit të Traumës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Një aksident ka ndodhur në Fushë Milot. Shtetasi 58 vjeç duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” është përplasur me automjetin tip “Toyota” që drejtohej nga shtetasja 48 vjeçe, banuese në Prishtinë. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 48-vjeçarja, bashkëshorti i saj si dhe vajza e tyre e mitur 8-vjeçe.

Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania