
ITALI- Një aksident i rënë është regjistruar në Itali ku ka humbur jetë një 46-vjeçar shqiptar. Viktima është identifikuar si Leonard Uruci. 46-vjeçari po udhëtonte me motoçikletë kur u përplas me një makinë në Milano në rrugën Pisanello rreth orës 21:00. 46-vjeçari, duke drejtuar një Ducati po vinte nga Piazzale Brescia në drejtim të Piazzale Siena.
Në semaforin që kryqëzon rrugën me Via Rembrandt, një shofer i një Peugeot 2008 u kthye djathtas, duke mos i dhënë përparësi Ducatit. Motoçikleta goditi makinën dhe humbi kontrollin, duke u përplasur me tre automjete të tjera të parkuara. Aksidenti i rënë u regjistrua më 18 qershor. Pavarësisht ndihmës së dhënë në spital fatkeqësisht shqiptari nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra.