
Korçë, 21 shtator 2025 – Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës, ku një automjet ka përplasur një motor. Për pasojë, drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë për mjekim në spital.
Shkaqet e aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

