Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në pikë inertesh në Krujë.
Një kamion i tonazhit të rëndë ka përplasur një punëtor rreth 38-vjeç e për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.
Viktimë ka mbetur shtetasi Lulzim Balla.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Pritet një njoftim nga ana e policisë për zbardhjen e potë të ngjarjes.