Aksident i rëndë në Laç/ 28-vjeçari përplas të moshuarin, dërgohet me urgjencë në Tiranë

Jil
Jil
1 Min Read

Në qytetin e Laçit, një 84-vjeçar është përplasur nga një automjet rreth orës 16:20 dhe është dërguar në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.

Policia po kryen veprimet procedurale me drejtuesin e mjetit dhe vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Rreth orës 16:20, në qytetin e Laçit, automjeti që drejtohej nga shtetasi Z. P., 28 vjeç, ka aksidentuar shtetasin N. Sh., 84 vjeç, që lëviste në këmbë.

Si pasojë e përplasjes, 84-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, për ndihmë më të specializuar mjekësore. Me drejtuesin e automjetit, shtetasin Z. P., po kryhen veprimet procedurale”, njfton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania