JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksident i rëndë në Prishtinë, plagosen të paktën 5 efektivë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në mesin e gjashtë personave që u lënduan gjatë aksidentit që ndodhi dje në Prishtinë, janë pesë policë, një grua dhe katër burra. Bashkë me ta, lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe i dyshuari i cili ka shkaktuar aksidenti.

Të lënduarit sipas raportit policor janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

“I dyshuari mashkull kosovar, deri sa ishte duke e drejtuar makinën e tij, duke mos iu përshtatur shpejtësisë, ka goditur veturën zyrtare policore ku përveç dëmeve materiale, lëndime të rënda trupore pëson i dyshuari si dhe pesë viktimat një femër dhe katër meshkuj-zyrtarë policorë. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë”, thotë policia.

Scroll to Top