JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksident i rëndë në Shkodër, makina përplas motorin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 64-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti mes një motori dhe makine në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës’’ në Shkodër.

V.P., 64 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. E., 43 vjeç

Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:30 të kësaj së shtune.

Ndërkohë që shtetasi V. P., është dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”, motomjeti me drejtues shtetasin V. P., 64 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. E., 43 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit shtetasi V. P., i cili është dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Scroll to Top