Aksident i rëndë në vend, motori përplas turisten

Editor
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit, tek ‘Ura e Varur’.

Gazetarja Eneida Petova raporton  se një motor ka aksidentuar një turiste 32-vjeçare. Gjithashtu i dëmtuar ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit.

Turistja nga Nepali dhe E.Z,20-vjeç janë transportuar drejt Spitalit të Traumës, pas mjekimit të marrë në Spitalin Rajonal të Beratit. Gjendja e tyre paraqitet e rëndë.

Aksidenti ndodhi teksa turistja, pjesë e një grupi turistësh, po kalonte nga një anë e rrugës në tjetrën.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie që kanë nisur hetimet.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *