JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksident i rëndë te “Plepat” në Durrës

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e kësj të diele në lagjen nr.13 në Durrës, në afërsi të zonës së “Plepave”.

Mësohet se në aksident janë përfshirë 3 automjete të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërkohë nga përplasja janë dëmtuar edhe disa makina të tjera të parkuara aty pranë.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk pati persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Paraprakisht sipas ekspertëve rrugorë, shkak i këtij aksidenti ka qenë njëra prej makinave e cila është futur në krahun e kundërt në parakalim.

Për shkak të aksidentit policia rrugore ka bllokuar njërin kah të rrugës, edhe si pasojë edhe pasagjerët e urbanit të linjës së Plazhit që po prisnin të udhëtonin me autobus, e patën të pamundur për të lëvizur me mjet.

Scroll to Top