Aksident i rëndë tek Shkëmbi i Kavajës, ambulanca përmbyset

Editor
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje, në zonën e njohur si Shkëmbi i Kavajës.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, një ambulancë është përmbysur në autostradë duke krijuar një trafik të rënduar në rrugën interurbane që të çon drejt Durrësit.

Sipas informacioneve paraprake, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe ambulanca të tjera nga Durrësi për të dhënë ndihmën e nevojshme.

Sipas burimeve, ambulanca që ishte nisur nga Berati për të transferuar një grua 65-vjeçare drejt Tiranës. Si pasojë e aksidentit nuk raportohet për persona të lënduar.

Forcat e policisë dhe ekipet e shërbimit mjekësor janë angazhuar në vendngjarje për të siguruar dhe menaxhuar situatën.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes dhe për të rikthyer normalitetin në trafikun e zonës.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al