Aksident i rëndë, humbasin jetën tragjikisht dy shqiptarë

Editor
2 Min Read

Një aksident me dy viktima ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gostivar në Maqedoni. Aksidenti ndodhi rreth orës 21:20. Policia në Tetovë ka dhënë më shumë detaje rreth këtij aksidenti tragjik. Një nga të aksidentuarit 60 vjeç, ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje, ndësa 54 vjeçari u dërgua fillimisht në spital, por për fat të keq nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve.

“Sonte (12 shtator) në ora 21:20 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “BMW” me targa të Demir Kapisë i drejtuar nga B.H. (54). nga Gostivari dhe një “Skania” me targa të regjistrimit të Kosovës, i drejtuar nga A.T (60) nga Kosova.

Në aksident ka mbetur i lënduar rëndë drejtuesi i mjetit B.H. i cili ka ndërruar jetë në vend dhe pasagjeri T.R. (53) nga Gostivari, i cili pas aksidentit është transferuar në qendrën emergjente në Gostivar ku i’u ka nënshtruar lëndimeve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i kamionit tërheqës ka pësuar lëndime trupore.

Kontrollin në vendngjarje e kryen ekipi i DPB-së Gostivar së bashku me Prokurorin Publik”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë”,-thuhet në njoftimin e policisë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *