JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksident me 2 persona të plagosur në rrugën e re Tiranë-Dibër

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dy persona mbetën të plagosur në një aksident që ndodhi pak minuta më parë në rrugën e re që lidh Tiranën me Dibrën, raporton .jilal.

Ngjarja ndodhi në Qafë Murriz, kur mjeti me drejtuese shtetasen H. H., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin G. Sh.

Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja A. Xh. (pasagjere në automjet me shtetasin G. Sh.)

Policia tha se të plagosurit u dërguan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Aktualisht rruga është e bllokuar që prej aksidentit.

Scroll to Top