
Aksident në Burrel, 6 persona të lënduar pas përplasjes mes dy automjeteve
Burrel – Një aksident rrugor është shënuar rreth orës 19:10 në vendin e quajtur “Ish Agjensia”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” i drejtuar nga shtetasi A.L., 38 vjeç, është përplasur me një tjetër automjet që drejtohej nga shtetasi L.K., 36 vjeç. Si pasojë e përplasjes, janë lënduar të dy drejtuesit si dhe katër pasagjerë që ndodheshin në mjetet përkatëse.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme. Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /noa.al