
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e spitalit Memorialit në Fier.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Mercedes “dhe një “Toyota.”
Si pasojë e përplasjes, njëra prej makinave ka përfunduar në kanal, ndërsa tjetra ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.
Dy persona kane mbetur të lënduar dhe janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal Fier, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.