Aksident me motor në ‘Harkun e Bërdicës’

Editor
1 Min Read

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Shkodër. Mësohet se një motor është përplasur me një makinë në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30.

Nga aksidenti është plagosur ehtë drejtuesi i motomjetit i identifikuar me inicialet V. P. Ai është dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Harku i Bërdicës”, motomjeti me drejtues shtetasin V. P., 64 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. E., 43 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit shtetasi V. P., i cili është dërguar për mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *