
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Berat-Duhanas, në vendin e quajtur “Ura e Bratit”.
Një automjet tip BMW, duke lëvizur nga fshati Duhanas në drejtim të qytetit të Beratit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Forcat e policisë dhe zjarrfikësit mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa efektivët zjarrfikës bënë të mundur nxjerrjen shëndoshë e mirë nga automjeti të shoferit Adnand Çala, banues në fshatin Duhanas.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e aksidentit për të përcaktuar shkakun e daljes nga rruga.