Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë, një i plagosur

Editor
1 Min Read

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin “Gjirokastër-Kakavijë”, në afërsi të fshatit Goranxi.

Rreth orës 20:35, automjeti me drejtues shtetasin A. K., 49 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi A. V., 63 vjeç, banues në fshatin Bulo, Libohovë.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al