Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përfundon në arë

Editor
1 Min Read

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin Lushnjë-Berat, pranë fshatit Çiflig.

Shoferi 23-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në tokat bujqësore.

I plagosuri ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Lushnjës dhe më pas është dërguar drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Mjeti që 23-vjeçari drejtonte ishte marrë me qira.

Dalja nga rruga ka ndodhur në një rrethrrotullim, duke shkaktuar dëmtimin e mbrojtëses anësore prej metali të rrugës.

Shkaqet e sakta të aksidentit nuk janë zbardhur ende, ndërsa policia po vijon hetimet për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *