Aksident në aksin Shkodër–Koplik, tre familjarë të lënduar

Jil
Jil
1 Min Read

Shkodër, 23 gusht 2025 – Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 19:00 në aksin “Shkodër–Koplik”, pranë urës së Vrakës.

Sipas informacioneve paraprake, shtetasi V. A., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke bërë që automjeti të dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë vetë drejtuesi i mjetit, si dhe pasagjerët K. A. dhe L. A., të cilët janë pjesëtarë të së njëjtës familje. Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania