Aksident në aksin ‘Ura e Leklit-Këlcyrë’, një person i plagosur

Editor
1 Min Read

Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, në hyrje të qytetit të Këlcyrës, ka ndodhur një aksident trafiku. Automjeti, i drejtuar nga shtetasi E. C., 35 vjeç, banues në fshatin Mezhgoran, ka përplasur motomjetin e drejtuar nga shtetasi D. K., 64 vjeç, banues në Këlcyrë.

Si pasojë e përplasjes, D. K. ka pësuar dëmtime dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Gjirokastër, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, E. C., është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al