
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme pranë ish-fabrikës së letrës, në hyrje të qytetit të Lezhës.
Një automjet tip “Benz” është përplasur me një motor, dhe si pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit. I plagosuri është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lezhës, ku po merr trajtim mjekësor.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit.
