
Krumë, 17 maj 2025 – Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zahrisht të Krumës, ku një automjet ka dalë nga rruga duke shkaktuar plagosjen e dy personave.
Ngjarja ndodhi rreth orës 20:25, kur shtetasi L. M., duke udhëtuar me makinën e tij bashkë me babain, shtetasin I. M., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Të dy të lënduarit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.