
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër.
Nga pamjet dallohen dy automjete të cilat janë përplasur teksa njëri ka dalë nga rruga duke përfunduar në arë.
Nuk dihet ende nëse ka dëmtime në njerëz apo vetëm dëme materiale. Shërbimet e policisë janë në vendin e ngjarjes e po kryejnë veprimet procedurale hetimore.