Aksident në minierën e Bulqizës, ndërron jetë minatori

Jil
Jil
1 Min Read

Një tjetër ngjarje e rëndë ka tronditur zonën minerare të Bulqizës. Një minator rreth 64 vjeç ka humbur jetën këtë të mërkurë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në një nga galeritë e kromit.

Sipas të dhënave paraprake, viktima ka qenë duke punuar në thellësi të një galerie në momentin kur është goditur nga një masiv i madh shkëmbor.

Shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, por për shkak të plagëve të rënda, minatori ndërroi jetë në vend.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në terren dhe po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes. Pritet të verifikohet nëse janë respektuar masat e sigurisë në punë, një problematikë e përsëritur në minierat shqiptare, ku shpesh jeta e punëtorëve vihet në rrezik për shkak të neglizhencës apo mungesës së standardeve.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania