Aksident në rrugën Fier-Levan, makina i bie shtyllës elektrike me ‘kokë’! Plagoset shoferi

Jil
Jil
1 Min Read

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier-Levan, në afërsi të “Kthesës së Zhupanit”. Një automjet “Hunday” ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me shtyllën elektrike.

Nga përplasja e fortë ka mbetur i lënduar drejtuesi i automjetit, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë dhe punonjësit e OSHEE, për të bërë të mundur riparimin e kabujve të tensionit të lartë, të cilët ranë përtokë, duke penguar edhe qarkullimin e automjeteve në këtë aks, veçanërisht të frekuentuar gjatë muajve të verës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania