
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Theth ku një 63-vjeçar dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar.
Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi V. A., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Informacion paraprak/Rreth orës 12:40, në Theth, shtetasi V. A., 63 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi V. A., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.