
Tiranë- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, teksa një makinë ka përfunduar në korsinë e biçikletave.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë zonës të njohur si “Ura e Tabakëve”, ku një makinë, e cila po vinte nga “Brryli” në drejtim të qendrës, ka përfunduar në korsinë e biçikletave që ndodhet në krahun nga Lana.
Deri më tani nuk raportohet për persona të plagosur, teksa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.