JiL.al - Jeto i Lumtur

Automjeti del nga rruga në aksin Korçë-Pogradec

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një automjet ka dalë nga rruga në aksin Korçë-Pogradec dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:15, kur shtetasi A. Gj., 48 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë, janë dëmtuar shtetasi A. Gj. dhe pasagjerja në automjet, shtetasja J. Gj., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Pogradecit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

Scroll to Top