Aksidenti me humbje jete në aksin Mamurras–Milot, dalin emrat

Jil
Jil
1 Min Read

KURBIN, 6 tetor 2025 – Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Mamurras–Milot. Ngjarja është regjistruar rreth orës 19:50, kur një automjet i drejtuar nga shtetasi Ervis Kalthi, 38 vjeç, ka përplasur këmbësorin Vladimir Leka, 43 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, Leka ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit në Komisariatin e Kurbinit për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se viktima ishte duke kaluar rrugën në momentin e ngjarjes.

Kurbin / Informacion paraprak

Më datë 06.10.2025, rreth orës 19:50, në aksin rrugor “Mamurras–Milot”, automjeti që drejtohej nga shtetasi E. K., 38 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin V. L., 43 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi V. L. ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania