Aksidenti me të plagosur në Maliq, procedohen dy drejtuesit 

Editor
1 Min Read

Bëhet me dije se në aksin Korçë-Pogradec ka ndodhur një aksident ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë ka mbetur i lënduar një nga pasagjerët e furgonit i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë mësohet se me dy drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Velitërnë, Maliq, automjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin K. K. është përplasur me automjetin furgon tip “Mercedes-Benz”, me drejtues shtetasin O. D. Për pasojë është dëmtuar shtetasi Z. D., pasagjer në furgon, i cili u dërgua në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Me dy drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e shkaqeve të aksidentit.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *