Aksidenti në seri në Tiranë, dy të plagosur, një prej tyre mjek

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

TIRANË- Dy persona kanë përfunduar në spitalin e Traumës nga aksidenti i ndodhur tek rrethrrotullimi i Saukut. Mësohet se 40-vjeçari Vanion Cinari, mjek ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pas dëmtimeve të marra.

Ndërsa Alba Shehaj 32-vjeç gjithashtu ka mbetur e plagosur, dhe ka marrë dëmtime më të lehta. Po ashtu shkak i aksidentit dyshohet parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve dhe më pas janë përfshirë edhe makina të tjera të cilat kanë qenë në distancë të afërt.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Scroll to Top