Aksidenti tragjik hekurudhor në Tempi, protesta në qindra qytete

Editor
1 Min Read

Më 28 shkurt 2025, shënohet dyvjetori i aksidentit hekurudhor tragjik në Temp, ku humbën jetën 57 persona. Për këtë përvjetor, 233 qytete në Greqi dhe në mbarë botën do të organizojnë mitingje dhe protesta, në kërkim të drejtësisë dhe transparencës mbi ngjarjen.

Shoqata e Familjarëve të Viktimave Tempi ka shpërndarë një hartë interaktive ku shtohen vazhdimisht vendet që do të mbajnë aktivitete. Protestat kanë marrë përmasa ndërkombëtare, me pjesëmarrje nga Qipro, Toronto, Kreta, Islanda dhe vende të tjera.

Familjarët e viktimave kanë bërë thirrje për solidaritet, duke deklaruar: “Ejani të bashkojmë forcat në luftën për drejtësi.”

Gjithashtu, dhjetëra federata dhe konfederata të punëtorëve kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë institucionale dhe ndëshkimit të përgjegjësve për tragjedinë.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al