JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksidenti tragjik në Bulqizë, ky është 60-vjeçari që humbi jetën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Detaje të reja janë bërë me dije nga aksidenti në Bulqizë, ku humbi jetën një 60-vjeçar.

Viktima e aksidentit në aksin rrugor Bulqizë – Maqellarë është Femi Leka.

Një automjet ende i paidentifikuar dyshohet se e ka përplasur për vdekje 60-vjeçarin, i  cili punonte si roje në një firmë.

Policia është vënë në kërkim të autorit të dyshuar që mund të ketë shkaktuar aksidentin dhe aktualisht janë marrë në pyetje disa banorë të zonës që mund të kenë parë ngjarjen.

Scroll to Top