Aksidentohen me vdekje prindërit e Alban Bushit

Editor
1 Min Read

Kanë humbur jetën në një aksident tragjik prindërit e trajnerit të Kombëtares “U-21″, Alban Bushi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Egnatia”, në aksin Veria – Selanik, pranë Kouloura Imathias.

Furgoni me targa P”MX-8942” i drejtuar nga 47-vjecari grek Marios Simitliotis është përplasur me automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa shqiptare “AB 454 GF” që drejtohej nga 75-vjecari shqiptar Ali Bushi.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 75-vjecari Ali Bushi dhe pasagjerja 71-vjecare Bukurije Bushi. I plagosur lehtë ka mbetur edhe shtetasi grek, i cili është arrestuar nga policia.

Ali dhe Bukurije Bushi janë prindërit e trajnerit të kombëtares “U-21” dhe ish-futbollistit Alban Bushi.

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *