JiL.al - Jeto i Lumtur

Aksidentohet makina e policisë në Gjirokastër, plagosen 3 persona

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Rreth orës 15:40, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavijë”, në vendin e quajtur Kordhocë, janë përfshirë në aksident rrugor automjeti i policisë me drejtues shtetasin D. P., (oficer policie) dhe automjeti me drejtues shtetasin S. B..

Nga aksidenti janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjerë (punonjës policie), të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Scroll to Top