
FIERZ- Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor ” Qafë Mali- Fierz “. Konkretisht aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:25. Mësohet se një turist kroat ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar.
Më pas turisti është dërguar për mjekim në Spitalin e Pukës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Pukë/Informacion paraprak
Rreth orës 12:25, në aksin rrugor “Qafë Mali- Fierz”, shtetasi kroat D. J., dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë motomjeti është rrëzuar.
Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi kroat D. J., i cili është dërguar për mjekim në Spitalin e Pukës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.