Lezhë/ Aksidentoi 50-vjeçarin, arrestohet e reja

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

33-vjeçarja Marinela Gjoka është arrestuar nga policia pasi duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz” ka përplasur,  50-vjeçarin i cili po lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, 50-vjeçari  ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spital për ndihmë mjekësore.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Scroll to Top