Aksidentoi efektivi e policisë Gjykata e Tiranës jep vendimin…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit personal “detyrim paraqitje” për Rei Bitrin, 21-vjeçarin që aksidentoi në orët e para të mëngjesit të së enjtes një punonjës policie.

Gjatë zhvillimit të seancës, 21-vjeçari ka pretenduar se punonjësi i policisë i ka dalë përpara papritur dhe se nuk e kishte parë.vNdërkohë Prokuroria e Tiranës është duke pritur rezultatet e ekspertizës nga spitali ku po mjekohet efektivi i policisë. Po ashtu, në sallë përballë gjykatës është pretenduar se paraprakisht efektivi ka dëmtime të lehta dhe ndodhte jashtë rrezikun për jetën.

Prokuroria e Tiranës ka marrë edhe dëshmitë e dy efektivëve të tjerë të policisë të cilët kanë qënë në shërbim në rrugën “Xhanfize Keko” në momentin kur ka ndodhur edhe aksidenti.

Rei Bitri ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij privat, kur efektivi i ka udhëruar që të hapë krahun ky ka qenë dhe moment kur 21-vjeçari e ka aksidentuar duke e lënduar në këmbë policin.

Scroll to Top